E rëndë në vend! Burri rrëzohet në një zonë me shkëmbinj dhe humb jetën (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Advertisements

Policia bën me dije se një shtetas 52-vjeçar me iniciale A.Ç, ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj.

Nga veprimet hetimore bëhet me dije se viktima ishte banues në Peshkopi por punonte si bari në këtë fshat.

Advertisements

Policia Gjirokastër:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën”

Artikulli paraprakRa në humnerë, nxirret trupi i pajetë i turistit serb në Valbonë nga forcat e Kosovës
Artikulli tjetërHistoria tronditëse e çiftit: Sytë kafe të vajzës i ngritën dyshimet babait, çfarë zbuloi testi i ADN-së