Në 120 sekonda mbaroi gjithçka! Zbardhet dinamika e atentatit në Fushë-Krujë me 3 të vrarë

Detaje të reja zbardhen nga atentatin me tre të vrarë te mbikalimi i Fushë Krujës.

Advertisements

Bazuar te hetimet, burime të sigurta bëjnë me dije se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha, deri në momentin që i zunë pritë makinës, ndaluan dhe dolën nga makina tre persona dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin tre të rinjtë dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.

Advertisements

E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë në vetëm 120 sekonda.

Artikulli paraprakKlodiana Lala zbulon lidhjet që sollën deri në masakrën e Fushë-Krujës: Tani është një rrugë…
Artikulli tjetërTragjike! 4 persona u qëlluan me armë dhe 1 tjetër u plagos me thikë në një klub nate