Kush është 44-vjeçari që u vetëvar në burgun e Durrësit, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë (EMRI+FOTO)

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Durrësit.Mësohet se viktima Roland Hasani, 44 vjeç, ishte i burgosur me 14 vjet burg për vrasje.

Advertisements

Sipas raportimeve 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në dhomë me të ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë.

Advertisements

Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete, ku dhe ka ndërruar jetë.

Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.

Artikulli paraprakVIDEO që po ‘djeg’ rrjetin! Çfarë ndodhi me Amin dhe Ermal Mamaqin gjatë pushimeve?
Artikulli tjetërMë tha: Zhvishu! I thashë: Më mirë më vrit se sa të bëj atë gjënë! Gruaja nga Selenica tregon tmerrin që përjetoi familja që u mor peng nga përdhunuesi i së bijës invalide