Masakra me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, gazetari Hoxha plas ‘bombën’: Emrat e tyre…

Masakra me 3 të vrarë ditën e djeshme në Fushë-Krujë ka tronditur vendin. Gazetari poli Hoxha teksa po komentonte sot në një emision televiziv këtë ngjarje tha se grupet kriminale kanë blloqe borderosh, ku paguhen me rrogë individë të caktuar në Policinë e Shtetit.

Advertisements

Sipas tij këto blloqe përdoren edhe për presion, prandaj “blutë” s’kanë fuqi të shkojnë përtej mbledhjes së kufomave në krime.

“Po t’i kthehesh të gjithë emisionet, është kthyer në një rutinë, është bajatosur, jo detajet, jo kaq plumba. Është diçka shumë alarmante, nuk ka rëndësi nëse janë vrasës me pagesë, apo pjesë e organizatave, rëndësi ka kush janë kokat e kësaj lufte që ka zbritur në shesh. Ka element të hapur terrorist. Krimin s’pyet më as për vendin, kohën, as për pasojat në komunitet. Ne mediat kemi për të detyrë ta kalojmë në ekstrem presionin ndaj Policisë dhe Prokurorisë. Dihet zinxhiri i vrasjeve brenda këtij grupit kriminal.

Advertisements

Kokat e grupeve kriminal që luftojnë me njëri-tjetrin nga trafiqet, apo interesat ekonomike. Krimi dhe biznesi në një pjesë të mirë janë bërë një. Duhet rritur presioni, ku janë këto dosje. Policia e di shumë mirë kush është pas tyre, dhe s’bën asgjë. Ka aq shumë materiale dhe zinxhirë vrasjesh dhe tani i kërkojnë ndihmë popullit. Në këto grupe kriminale ka disa elementë që kanë bllok dhe bordero pagesash për Policinë e Shtetit. Prej vitesh paguajnë individë të caktuar në Policinë e Shtetit me rrogë.

Individë që dikur janë bërë inspektorë, shefa krimesh, drejtorë, janë në blloqe. Shpesh këto blloqe përdoren edhe për presion. Këto blloqe janë fakti pse në Shqipëri Policia s’ka fuqi të shkojë më tutje se sa mbledhja e kufomave. Është një trekëndësh Lezhë-Laç-Fushë-Krujë, RENEA ka vajtur disa herë dhe asnjëherë s’ka kapur njeri. Si ka mundësi që në një territori shumë afër Tiranës, të monitoruar, ndodhin vrasje të tilla dhe s’kapet qoftë një i dyshuar. I kam parë këto bordero, jam 25 vjet gazetar.

Ka 10-15 vjet që ka filluar, se nuk dua të them emrat e njerëzve që i kanë këto blloqe. Janë bandat më të fuqishme. Ne e kemi krimin brenda, jo e gjithë Policia, por kokrra të caktuara. Mund të shkojnë në 400 emrat e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që janë në blloqet e tyre”, u shpreh Hoxha.

Artikulli paraprakMasakra e Fushë-Krujës/ Diklen Vata doli nga makina për t’u vetëmbrojtur, atentatorët ndiqnin prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinajt
Artikulli tjetërTemperaturat kalojnë 40 gradë, meteorologia e njohur tregon ditën e javës kur arrihet piku i të nxehtit afrikan