Atentati me tre viktima! Policia e Shtetit “në këmbë”, zbardhet lëvizja e fundit e Gledis Nanos

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar në mbrëmjen e djeshme në vendin e ngjarjes të atentatit të atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë, ku mbeten të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Advertisements

Mësohet se Drejtori Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë, vijimin e krehjes së zonës me drone dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Nano ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe të rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të policisë kriminale për të gjithë kontigjentet kriminale.

Advertisements

Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar shoqërimin e të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.

Të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për këtë ngjarje por qëllimi është për të parandaluar në të ardhmen ngjarje kriminale.

Artikulli paraprakMasakra e Fushë-Krujës, Policia vendos çmimin e majmë për këdo që jep informacion për autorët
Artikulli tjetërNdiqej këmba-këmbës prej ditësh/ Atentati horror në Fushë-Krujë, zbulohen rolet e dy viktimave që shoqëronin Brilant Martinajn