U ekzekutua në Fushë-Krujë/ Brilant Martinaj dyshohet si shënjestër i atentatit! Ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-së

Të tjera detaje publikohen nga vrasja e trefishtë pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës. Sipas News24, Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Advertisements

Brilant Martinaj nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai dyshohet si autor i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prelës.

Advertisements

Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor në vitin 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar video ku shihet se autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen.

Siç shihet në pamjet, Martinaj, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë.

Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

Artikulli paraprakAtentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, Artan Hoxha nxjerr pamjet: Sezoni nisi…
Artikulli tjetër“Gruan vetëm e zhveshi, vajzën e përdhunoi”- Kryefamiljari rrëfen grabitjen në Selenicë: Nuk e fal kurrë atë person