Njëri doli nga makina dhe po ikte me vrap, autorët u kthyen pas dhe e vranë. Dy u dogjën në mjet. Identifikohet njëri prej viktimave

Një masakër e vërtetë ndodhi në një atentat në Fushë-Krujë.

Advertisements

Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi me armë drejt një mjeti në lëvizje që po shkonte drejt Mamurrasit, duke vrarë në vend shoferin e saj dhe një pasagjer.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, një tjetër pasagjeri i ulur në sedijen e prapme të makinës ka dalë nga mjeti i plagosur, me shpresën për të kërkuar ndihmë, por atentatorët e kanë parë dhe kanë kthyer makinën e tyre, duke e qëlluar për vdekje.

Advertisements

Ai quhet Diklen Vata. Mësohet se Vata është një person i skeduar nga policia, me precedent penal, pasi në 2017 policia i ka gjetur disa doza kokainë të fshehura në çorape.

Ai fillimisht i mbijetoi atentatit, ndërsa më pas makina që sulmoi është kthyer kur pa se ai ishte gjallë dhe doli nga makina dhe e qëlluan sërish për vdekje.

Ata janë larguar në drejtim të Durrësit, ndërsa makina e sulmuar ka shpërthyer në flakë, për shkak të breshërisë së plumbave dhe temperaturave të larta të motit, duke bërë në këtë mënyrë më të vështirë identifikimin e viktimave.

Në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët pritet t’i vinë në ndihmë Prokurorisë. Po ashtu janë gjetur rreth 50 gëzhoja. Në vendin e atentatit nuk ka patur kamera.

Forca të shumta policie dhe një grup hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakAtentati në Fushë Krujë / Identifikohen dy viktimat e djegur në makinë, njëri është kushëriri i Ervis Martinajt
Artikulli tjetërAtentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, Artan Hoxha nxjerr pamjet: Sezoni nisi…