‘Plas’ sherri me thika, 29-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të dielë në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike në Gjirokastër.

Advertisements

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Lorenc Dida 29-vjeç dyshohet se është sulmuar me thikë nga një person i identifikuar me inicialet P.K. i cili është shpallur në kërkim nga policia.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën pa mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

Advertisements

Ai ka marrë plagë në krah dhe këmbë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakVijon debati mbi çmimet e ‘kripura’ në jug/ “Omleta 1 200 lekë? Luksi paguhet! Hajdeni në Ksamil, çadra 500 lekë”
Artikulli tjetërTmerr në Vlorë/ Një burrë futet me armë në një familje, lidh bashkëshortët dhe ngacmon se*ksualisht gruan me 3 vajzat e mitura (EMRI)