Është arrestuar ditën e sotme 37-vjeçari që përplasi dje me gomone një çift peshuesish në bregdetin e Jalës.
Advertisements
Gjergji Priftuli , dyshohet se ka humbur kontrollin e gomones së tij dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar dy pushuesit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.
31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat u dërguan në spitalin e Himarës ku kanë marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.