Ky është majmuni “boksier” në Sarandë që rrahu me shuplaka policët bashkiakë në qytetin bregdetar.
Advertisements
Pamjet filmike janë regjistruar para se kafsha e zgjuar të kapej nga pronari i saj. Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë ditës së enjte, kur majmuni doli nga kafazi dhe filloi të endej nëpër qytet.
Banorët e ngatërruan me një ari dhe menjëherë alarmuan policinë. Kur policët bashkiakë mbërritën panë që nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun dhe tentuan ta kapnin. Por ata janë rrahur në shpulla nga kafsha dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime në fytyrë.
Advertisements
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së të zotit të majmunit.