“Uji ka ndërgjegje dhe memorie”, animalistja sqaron deklaratën e bujshme

Prej disa ditësh, disa deklarata spiritualiste të animalistes Jonida Gjoka po bëjnë xhiron e rrjetit. Ajo tha në një emision televiziv se uji ka ndërgjegje, ka memorie dhe nëse i flasim ujit keq, ai kthehet në toksinë.

Advertisements

Ndërsa, sot e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Jonida ka sqaruar gjithçka, duke i qendruar idesës së saj. Ajo theksoi se këto teori janë të provuar nga shkencëtarë.

“Të gjithë komente që janë bërë nuk janë bërë për mua. Jam në katilazitor të krijuar nga demonët apo zoti. Unë kam qenë mishngrënëse, po kam hulumtuar që të bëjë një jetë më me kualitet. Në moshën që kam unë kam menduar të kem një jetë më të mirë.

Advertisements

Dëgjo e vërteta është e vërtetë. Mediat më kanë dhënë shumë kredi, po nuk i kam unë këto kredi. Janë studime që janë bërë nga shkencëtarë në laboratorë. Unë kam mbaruar bio-kimi në ‘92 dhe interior dizanj në Amerikë.

Unë kam sjellë disa foto në fakt që deklaratat që kam bërë nuk janë personale, po mi kanë dhënë mua kreditet.

Njeriu kudo që shkon merr atë që ka brenda, nëse ke zotin brenda ke mirësi, në kundërt ke demonët. Unë i falenderoj të gjithë ata që kanë bërë komente se më kanë dhënë kreditet.

Në fakt gjithçka që ëhstë në këtë planet është e gjallë. Ka një krijues dhe tek uji, ka një ndërgjegje si çdo gjë e gjallë.

Hindut, indianët e kanë pasur ujin 5 mijë më përpara. Nuk e kam thënë unë, mi keni dhënë mua kreditet”, tha ndër të tjera Jonida.

Artikulli paraprakAksident i frikshëm! Shoferja hap derën e makinës, motoristi përfundon poshtë kamionit(Video)
Artikulli tjetërEuro mbetet në kuotat minimale/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2022