“Po shpëtoj jetë”, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e fortë: Nuk e kam treguar anën time të historisë

Që nga nisja e romancës me Donald Veshajn brenda shtëpisë së “BBVIP”, ndarja dhe më pas, Beatrix Ramosaj mbetet ende një ndër personazhet më të komentuara në showbiz dhe duke qenë e tillë ajo është nonstop në syrin e kureshtarëve të cilët ndjekin çdo lëvizje të këngëtares.

Advertisements

Këngëtarja është goxha aktive në rrjetet e saj sociale dhe teksa poston foto dhe video nga më të shumtat, së fundmi ajo ka hedhur një shkrim në InstaStory ku tregon se si ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke mos e zbuluar anën e saj të historisë.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– shkroi Trixa.

Advertisements

Dhe menjëherë fansat kanë nisur të aludojnë se ky ishte një ‘thumbim’ për aktorin e humorit. Kujtojmë se romanca e tyre nuk zgjati as 24 orë pas mbarimit të spektaklit dhe ishte këngëtarja e cila zbuloi ndarjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkroi “jo histori të rreme” duke i vënë një kryq të madh fjalës ‘jo’. Deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka treguar arsyen e ndarjes dhe pse të gjithë fansat besojnë se ishte rikthimi i Donaldit tek Bora Zemani.

Mirëpo me postimin e fundit të Beatrix na lihet të kuptojmë se diçka jo e mirë paska ndodhur mes tyre dhe nëse artistja do të zgjedhë të flasë, atëherë mund t’i shkaktojë një ‘dëm’ të madh aktorit të humorit.

Rikujtojmë se disa ditë më parë Trixa publikoi në faqjen e saj në ‘Twitter’dhe në ‘InstaStory’ një thënie e cila dukej si ‘thumbim’ për Donald Veshajn. Mirëpo këngëtarja duket se u pendua dhe e fshiu shumë shpejt postimin.

“Kujto! Vetbesimi është i heshtur, pasiguria ‘bërtet’!”- shkruhej në tweet-in e saj.

Artikulli paraprak“Ka dyshime që është bërë nga…”/ Skema e inceneratorëve, gazetarja plas deklaratën e fortë
Artikulli tjetërE pazakontë në Sarandë, policët e bashkisë rrihen me shpulla nga majmuni! Ylli Manjani bën reagimin epik