“Ka dyshime që është bërë nga…”/ Skema e inceneratorëve, gazetarja plas deklaratën e fortë

Lidhur me aferën e inceneratorëve, gazetarja Aleksandra Bogdani, e konsideron absurditet faktin që SPAK po i heton inceneratorët të ndarë në tre dhe jo si një çështje të vetme, duke qenë se janë të përfshirë të njëjtët persona.

Advertisements

Secili nga koncesionet është hetuar më vete, që është absurde. Duke ditur që janë të njëjtët persona që i kanë përfituar kontratat dhe kanë bërë të njëjtën skemë. Kjo është një gjë që nuk e ndihmon fare hetimin e gjithanshëm.

Në Elbasan u identifikuan kompani që SPAK tha do të hetojë, që u përdorën për të paguar rryshfet. Të njëjtat janë edhe në Tiranë dhe Fier.

Advertisements

Rreziku i hetimeve të vonuara, janë miliona lek të taksapaguesëve që zhduken. Dhe me pronarë që janë në arrati.

Kjo është një skemë shumë më e madhe sesa vetëm kompanitë e inceneratorëve. Ka dyshime që është bërë nga shumë kompani që kryejnë punë publike.

Prandaj kjo skemë duhet hetuar deri në fund, për të kuptuar se ku është niveli i vjedhjes me punët publike në Shqipëri.

Artikulli paraprak“Unë 10 mijë lek kam gjithsej, edhe ato borxh”/ Flet gruaja që i përdorën identitetin, Merita Hajdari: Më nxorën me 5 kompani
Artikulli tjetër“Po shpëtoj jetë”, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e fortë: Nuk e kam treguar anën time të historisë