Personi që shihni në foto është 18 vjeçari, Anri Kashiku, i cili humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike.
Advertisements
I riu mesditën e kësaj të enjte u fut në det për të shpëtuar dy fëmijë të mitur të cilët po rrezikonin të mbyteshin.
Më herët blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se 18 vjeçari është nxjerrë nga uji i pajetë.
Advertisements
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit vëllain dhe shokun e t ë vëllait, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.