Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi kishte denoncuar disa ditë më parë se ishte dhunuar nga një person për shkak të detyrës.
Advertisements
Mësohet se Kokoneshi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nipin e deputetit socialist Paulin Stërkaj.
32-vjeçari Dritan Stërkaj, është administrator i një resorti në Divjakë, që besohet se është bërë shkak i këtij konflikti.
Advertisements
Burimet thonë se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim, u bënë shkak për konfliktin mes Stërkajt dhe Kokoneshit.
Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori, institucion që pritet të hetojë më gjerësisht rreth konfliktit që degjeneroi në dhunë ndaj një zyrtari.