Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në Durrës në lagjen numër 6.
Advertisements
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 60-vjeçar. Familjarët nuk kanë arritur të kontaktojnë me viktimën dhe për këtë kanë njoftuar ndihmën e zjarrfikëëses.
Ata janë ngjitur me shkallën dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçarit.
Advertisements
Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar vdekjen e 60-vjeçarit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.