Përdh*noi dhe torturoi deri në vdekje 18-vjeçaren/ Dardan Krivaça me pranga e jelek antiplumb në seancën gjyqësore

Dardan Krivaça i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani është sjellë me pranga e jelek antiplumb në seancën fillestare të gjykimit të tij. Pranë tij ka numër të shtuar të policëve për shkaqe sigurie.

Advertisements

I akuzuar në këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaçës. Të dy bashkë akuzohen se verën e kaluar në banesën e Dardan Krivaçës rrahën dhe e dhunuan deri në vdekje Marigona Osmanin, të cilën pastaj e lanë në spitalin rajonal të Ferizajt dhe u larguan. Gjithçka nisi pasi Krivaça, bashkëshorti i saj, dyshonte se ajo e tradhtonte, dyshime të ushqyera dhe nga Sejdiu.

Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.

Advertisements

Nofullae poshtme e thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndime të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë. Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës.

Artikulli paraprakKishte futur kokainën në ‘menunë’ e lokalit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, e pësojnë keq edhe 2 persona të tjerë
Artikulli tjetërRritet mosha e shoferëve për patentat. Sa pritet të zgjasë vlefshmëria për kategoritë A dhe B