Prej katër ditës Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të jetë nën flakë pasi vatrat janë përhapur duke iu afruar edhe zonave të banimit.
Advertisements
Megjithatë ministria e Mbrojtjes nuk ka ende një plan ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë fotot e zjarrfikësve dhe trupat ushtarake të FA-së, të cilët me lopata në duar marrin rrugën drejt Malit të Çikës për të shuar flakët.
Advertisements
“Zjarri i rënë në vendin e quajtur “Palikonjë”, Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të mbetet aktiv.
Një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë”, shkruan Peleshi.