Do ndahen për negociatat Shqipëria me Maqedoninë e Veriut? Reagon i dërguari i Parlamentit Gjerman në Ballkan

Në një konferencë për mediat, reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ka komentuar Ballkanin e Hapur.

Advertisements

I pyetur nëse Shqipërioa dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahen në këtë proces ai u shpreh se do të ishte më mirë të ecnin së bashku.

‘Në fakt duam ta shohim së bashku me Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Ata kanë bërë çdo gjë ndryshuan emrin pa konflikte. Është një pyetje e rëndësishme por ende Maqedonia është shprehur se jemi të gatshëm të futemi në BE.

Advertisements

Sërish jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë bërë kaq shumë por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Mos të flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por në këtë moment, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku.’- u shpreh ai.

Artikulli paraprak“Në të s*mës, do ia bëj copë makinën e blinduar”/ Kush janë dy vëllezërit italianë që punonin për Elvis Demçen, shqiptarin që donte të vriste prokurorë e gjyqtarë
Artikulli tjetërNëse nuk dëshironi ta kaloni gjithë verën të helmuar, refuzoni këto 5 ushqime “të rrezikshme”