Edhe ditën e sotme, Euro nuk ka përmirësim. Ashtu si dje, Euro po tregtohet në tregun valutor, me 117 lekë në blerje, sërish nën minimumin historik të saj.
Advertisements
Gjithashtu edhe monedhat tjera kanë pësuar rënie, duke filluar nga paundi britanik tek dollari kanadez. Pa shumë ndryshime janë dollari amerikan dhe franga zvicerane
Kështu, në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me 116 lekë dhe shitet me 117.3 lekë.
Advertisements
Euro blihet me 117 lekë dhe shitet me 117.7 lekë.
Paundi britanik blihet me 137.4 lekë dhe shitet me 138.7 lekë.
Franga zvicerane blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.
Dollari kanadez blihet me 88.8 lekë dhe blihet me 90.5 lekë.
Më poshtë po sjellim tabelën e pasqyruar të këmbimit valutor për të gjitha monedhat e huaja./ B.A. – CNA.al