Një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar humbën jetën si pasojë e përmbysjes së një anijeje në lumin Hudson të martën, ku të gjithë 12 personat në bord ranë në ujë, njoftuan zyrtarët e qytetit të New Yorkut në SHBA.
Advertisements
Tragetet aty pranë shkuan në vendngjarje për të ndihmuar policinë dhe ekipet e shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga uji.
Advertisements
Tre persona mbetën të plagosur rëndë, përfshirë kapitenin. Viktimat u bllokuan nën varkë kur ajo u përmbys në orët e pasdites pranë Manhattanit, thanë autoritetet, e cila është përballë aeroplanmbajtëses USS Intrepid, një destinacion i njohur turistik.
“Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, tha inspektori Anthony Russo, oficer komandues i Njësisë së Portit të Departamentit të Policisë së New Yorkut, në një konferencë për media të martën pasdite.
Anija ishte marrë me qira nga një grup familjarësh dhe miqsh, thanë autoritetet.