Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.
Advertisements
Dy ditë më parë, ai ka treguar në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S, bën me dije “News24”.
Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës.
Advertisements
Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë.
Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë. Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.