Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë këtë të hënë.
Advertisements
Një grua ka dalë lakuriq në ballkon dhe ka hedhur karrige dhe sende të tjera nga shtëpia.
Gjithçka ka ndodhur pak para orës 4 të pasdites, në rrugën Agios Dimitriou, në Iasonidos.
Advertisements
Të befasuar kalimtarët që po ecnin në atë moment në trotuar, papritmas panë objekte që po hidheshin nga ballkoni i katit të dytë
Sapo ngritën sytë, ata panë 50-vjeçaren pa rroba e cila po hidhte sende dhe mobilje nga ballkoni.
Për ngjarjen është njoftuar qendra e thirrjeve të Veprimit të Shpejtë dhe ndërsa në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së ekipit të DIAS dhe makinë patrullimi.