Gjobë të majme ka marrë një shofer, i cili është filmuar duke shkelur kodin rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.
Advertisements
Sipas gjobës, shoferi është kapur duke qarkulluar në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, që nëse nuk e dinit, do të thotë se në rrugën me dy korsi Tiranë-Durrës, ju keni të drejtë të qarkulloni vetëm në korsinë anësore, me përjashtim kur kryeni parakalim.
Përveç kësaj, është filmuar duke hedhur një shishe buzë rrugës.
Advertisements
Për të gjitha këto shkelje, atij i ka kushtuar jo pak, por plot 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra gjoba si dhe i janë zbritur 8 pikë nga patenta.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës.
Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!