Reperi i njohur Stresi ka kërcënuar së fundmi me jetë radikalistin fetar, Luigj Marku.
Advertisements
Kjo ka ardhur pasi Marku e ofendoi rëndë në rrjetet sociale, teksa e ka sharë gjithashu me fjalë banale reperin dhe e ka ofenduar nga nëna.
“Ja q****a Shpresën, është nëna atij, Stresit. Të q****a Sali Lushën dhe Shpresa Lushën”, thotë Luigj Marku në një video të bërë virale në mediat sociale.
Advertisements
Ndërkohë Stresi ka kërcënuar publikisht duke thënë se “do i presë fytin Luigj Markut”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin, ku mendohet se jeton 36-vjeçari, dhe do e bëjë copa-copa live.
Reperi bëri deklaratat gjatë një video-live me shokun e tij, Aleks Visha, ku u shpreh: “Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin atij p*** r****i! Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”
Luigj Marku publikon video në Tik-Tok ku kërcënon dhe ofendon myslimanët, si edhe shpreh mbështetjen për ata që vrasin myslimanët, madje ka thënë fjalë fyese edhe për librin e shenjtë të Kuranit.
“Do ja u shker*** kuranin, e xhaminë, gjak prishur, do ja u q*** hoxhën në b****, ja u q** qeni nanën, ju jeni mbeturina turqish”, thotë ai në një video.
Ndërsa në disa të tjera shprehet se “nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët”.
Ai u bënë thirrje myslimanëve që mos ta quajnë vetën shqiptarë por turq. Luigj Marku raportohet se është shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare.