Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kampin e muhaxhedinëve në Manëz ku një punonjës i pastrimit të plehrave ka humbur jetën.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.
Teni punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz dhe mësohet se është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.
Advertisements
Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i copëtuar.
Ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.