Tronditi shikuesit/ Spikerja e njohur ngec LIVE dhe nis të flasë brroçkulla. Zbardhet vendimi që u mor ndaj saj

Prezantuesja e TV Albany, Heather Kovar, u pezullua nga puna pasi u turpërua gjatë transmetimit të lajmeve. Heather Kovar u shfaq e çrregullt gjatë një edicioni lajmesh dhe nisi të fliste përçart.

Advertisements

Ajo tronditi shikuesit gjatë fundjavës, kur nisi të ngatërronte fjalët teksa jepte lajmet në një edicion mbrëmjeje.

Prezantuesja e CBS 6 dukej e shqetësuar dhe me sy të zgurdulluar gjatë trasmetimit të së shtunës dhe jokoherente në ato çfarë thoshte.’Sjellja toksike’:

Advertisements

“E kështu, duke vazhduar, duhet t’ju themi gjithashtu, si lajmet e tjera që po ndodhin në zonë dhe në të gjithë zonën, në vend”,-deklaroi ajo në mënyrë të ngatërruar.

Mos-elokuenca e saj bëri audiencën të dyshojë se kishte diçka që nuk shkonte me të. Dyshimet u shtuan kur nisi të fliste gjëra që nuk lidheshin me njëra-tjetrën.

“Sa ditë e bukur jashtë! Thjesht e mahnitshme. Dhe kështu pra, kohë e shkëlqyer për të dëgjua muzikë në natyrë”,-tha ajo ndër të tjera.

TV ku ishte punësuar tha se spikerja ishte pezulluar në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Artikulli paraprak‘Fluturojnë’ çmimet/ “Ky duhet të jetë një alarm për qeverinë”, Tabaku tregon me çfarë po përballet vendi
Artikulli tjetërPastronte kampin e muxhahedinëve në Manzë, tërhiqet nga makineria, vdes 64-vjeçari