E vërteta e vdekjes së 17-vjeçarit në Tiranë, si u fshehën ‘provat’ brenda natës

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës, ku u raportua mbytja e një 17-vjeçari në rezervuar. Në fakt mësohet se i mituri është mbytur në gropa që hapen me qëllim për të vaditur.

Advertisements

Banorët e zonës thonë se i mituri kishte shkuar te xhaxhallarët e tij, ka rrëshqitur në një prej gropave që rrethohen nga plastmasi, dhe është mbytur, për shkak edhe se nuk dinte not.

Ka qenë një fëmijë tjetër që ka parë të gjithë skenën, por e ka pasur të pamundur që të ndërhynte për shkak të rrezikut të këtyre gropave.

Advertisements

Bëhet fjalë për gropa të thella disa metra, të veshura nga brenda me plasmas, të cilat mbushen me uje dhe përdoren nga banorët për vaditje të pemëve, kryesisht të ullinjve që janë më të përhapur në zonë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti se menjëherëpas mbytjes së të miturit, gropat e tilla me qëllim vaditjen janë mbushur, duke fshehur në këtë mënyrë edhe provat e vendngjarjes.

Në zonë ka disa gropa të tilla të dukshme, të cilat janë të thella.

Në njoftimin e policisë u tha se 17-vjeçari ishte gjetur i mbytur në rezervuar nga xhaxhai i tij, pa shenja dhune.

Artikulli paraprakDjali i vogël në “baxha”, Rrugorja e Tiranës i heq patentën babait(VIDEO)
Artikulli tjetërDeputeti i PD: Skandali me naftën në Shqipëri, rritet numri i makinave dhe bie…