Këngëtari nga Kosova, Mehdi Përgjegjaj, i njohur si Meda ka njoftuar se do të anulojë të gjitha koncertet muzikore.
Advertisements
Këngëtari bën të ditur se nuk do të mundet të jetë në mbrëmjet e planifikuara për këtë javë për shkaqe shëndetësore. Me anë të një videoje në Instagram, Meda iu kërkon ndjesë fansave, duke iu premtuar që do të rikthehet shumë shpejt.
“Përshëndetje për gjithë shqiptarët kudo që janë. Në emrin tim dhe të familjes time ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Nëkohësisht përshëndes gjithë fansat e mi kudo që janë. Me keqardhje ju njoftoj se për shkaqe personale është dashur t’i ndërpres mbrëmjet e mija që i kam.
Advertisements
Ju kërkoj ndjesë atyre që mbrëmë nuk isha në Mitrovicë. Besoj dhe shpresoj që shumë shpejtë do të jem pranë me ju. Sic ju thashë edhe një herë për shkaqe të shëndetit edhe mbrëmjet në vazhdim nuk do të jem. Besoj dhe shpresoj që brenda një jave do të jem me ju. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj për mirëkuptimin,”-shprehet Meda.