Më 6 korrik, ku sipas Policisë, 58- vjeçari Andrea Stase ka dhunuar me grushte dhe më pas ka mbytur babanë e tij 85-vjeçar, në atë që fqinjët thanë se kishin një grindje të çastit. I moshuari u gjet me shenja dhune në trup brenda një prej dhomave të shtëpisë ku ai jetonte me dy djemtë e tij.
Advertisements
Gjykata e Fierit ka lënë prapa hekurave autorin e dyshuar të vrasjes së babait të tij. Andrea Stase u njoh gjatë ditës së djeshme me masën e sigurisë për mbytjen e babait të tij 58-vjeçare, Mitër Stase, ngjarje e ndodhur në banesën e tyre në fshatin Remas të Divjakës.
Gjatë dëshmisë para togave të zeza, 58-vjeçari nuk ka pranuar që të jetë ai autori i krimit, duke mohuar vrasjen e të moshuarit.
Advertisements
“Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, “Nuk e kam vrarë unë babanë, po pi raki me babin”, ka deklaruar ai, duke u shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike. Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar drejtësi për krimin, duke bërë apel që të gjendet autori. Në një moment gjatë dëshmisë, ai ka pyetur, “Ku e kam unazën?!”.