E përplasi fuoristrada, ndërron jetë shqiptari në Itali(Emri)

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Voka, 37 vjeç.

Advertisements

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim në Varese. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max kur u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Ky i fundit ka dalë nga rruga dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Advertisements

Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit.

Artikulli paraprakShtimi i rasteve të reja me COVID-19, mjeku Alimehmeti bën publike informacionet e rëndësishme dhe ka një thirrje
Artikulli tjetërE rëndë! Djali rreh për vdekje babain