Rishfaqet Noçja, lë pas famën, shijon pushimet me bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël

E njihni shumë mirë si vajzën ekstravagante dhe pa tabu që bënte spektakël në “Big Brother”, por edhe pas spektaklit.

Advertisements

Najada Konomi ka vite që nuk është shfaqur në ekran, por është tërhequr sepse tashmë po bën jetën e një nëne.

Advertisements

Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj dhe këtë verë ka vendosur që të shfaqet në plazhet shqiptare me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ndonëse larg ekranit, ajo ka ndryshuar shumë, e megjithatë edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve ka ruajtur format trupore. Noçja, e cila dikur kishte shumë fansa, sot po bën një jetë të qetë familjare larg zhurmës mediatike.

Vetëm pak kohë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Tashmë pushimet e tyre do të bëhen me 4, duke zgjedhur bregdetin e jugut, ndonëse me dy fëmijë të vegjël.

Këto foto sjellin më së miri tablonë e jetës së re që ish-banorja e “Big Brother” tashmë ka.

Artikulli paraprakTragjike në Tiranë: Mbytet në rezervuar 17-vjeçari, u gjet i pajetë nga xhaxhai i tij
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 11 korrik 2022