Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, gjatë fushatës elektorale në Tokyo ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Japoninë por mbarë botën. Një element që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, ishte arma artizanale me të cilën 41-vjeçari Tetsuya Yamagami qëlloi ndaj Abes.
Advertisements
Por ajo nuk ishte e vetmja. Në banesën e autorit policia mundi të gjente një arsenal të armëve të ndryshme të ndërtuara po në mënyrë artizanale.
Mes armëve të gjetura ishte njëra e cila përfshinte nëntë tyta dhe sipas autorit të sulmit mund të kontrollohej nga telefoni nga një distancë prej 200 metrash.
Advertisements
Yamagami qëlloi dy herë ndaj ish-kryeministrit Abe me një precizion të lartë, duke bërë që ai të mos i mbijetonte armëve të marra.
Vrasësi u raportua se është një ish-marins që kishte arritur ta prodhojë këtë armë artizanale që ka një dizajn të çuditshëm.
Është interesant se armën që e përdori për vrasjen e Abe, e kishte ndërtuar nga disa pjesë të ndryshme që i kishte blerë online në internet.
Në videon e publikuar nga mediat japoneze, vrasësi shihet se si me qetësi i afrohet ish-kryeministrit dhe qëllon ndaj tij me armën 40-centimetërshe që ngjante me ato të përdorura në filmat e hollyëodit.
Mjekët thanë se pavarësisht përpjekjeve, ish-kryeministri japonez nuk i mbijetoi plagëve dhe humbjes së sasisë së madhe të gjakut.