Një incident i dhunshëm ka ndodhur mesnatën e djeshme në Selanik pranë rrugës Delphin.
Advertisements
Mediat bëjnë ne dije se një grup prej 10 personash nga Gjeorgjia janë kapur nga duart duke u goditur me shkelma dhe grushte jashtë një restoranti në sy të dhjetëra njerëzve.
Skena u zhvendos më pas në një tjetër rrugë. Një 37-vjeçar i habitur për shkak se nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte dyshohet se u afrua pranë tyre dhe tentoi t’i ndante.
Advertisements
Por nuk shkoi ashtu siç pritej. Personat që ndodheshin në grup iu kthyen 37-vjeçarit dhe tentuan ta godasin me grushte në fytyrë.
Gruaja e tij doli në ballkon për shkak se dëgjoji zhurmat dhe kur pa se burri i saj po dhunohej nisi të hedhë tenxhere nga ballkoni për të goditur agresorët dhe më pas zbriti në rrugë duke kërkuar ndihmë nga policia.
“Menduam se ishin të shtëna”, thanë banorët e lagjes. Agresorët arritën të largoheshin para se të vinte policia.