Vodhi 172 litra naftë nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe e shiti, në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar nga Vora është vënë në pranga pasi ka vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një eskavator në një kantier ndërtimi. 35-vjeçari J. S., u arrestua me finalizimin e operacionit “Fuel”, të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.

Advertisements

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur 31-vjeçarit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.

Në pranga u vu edhe blerësi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”

Advertisements

Artikulli paraprakDoli me qenin dhe nuk u kthye më, ja cili ishte fati i turistit gjerman në Karaburun
Artikulli tjetërNjë grup prej 10 personash rrahin një person që shkoi t’i ndante! Gruaja e tij i qëllon me tenxhere nga ballkoni