Nga burime jo zyrtare mësohet se shkak që polici 54 vjeçar, Eduart Beqiri, në Delvinë, i ka dhëne fund jetës duke u vetëvrarë me armën e sherbimit kanë qenë probleme familjare. Polici prej vitesh ishte me sherbim në Komisariatin e Delvinës me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.
Advertisements
Gjithashtu mësohet se i ndjeri kishte kërkuar transferim por nuk ia kishin miratuar kërkesën.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.