“Do zhvarros kufomat dhe do vendos emrin tuaj…”/ Zbardhet dëshmia e gruas që do rezervonte vendin për veten dhe bashkëshortin

Zbulohen të tjera detaje nga skandali në varrezat e Tufinës i nxjerrë në pah nga hetimet disa mujore të prokurorisë.

Advertisements

Në dosjen hetimore janë publikuar edhe dëshmitë e qytetarëve që janë përfshirë në skemën e blerjes së varreve.

Top Channel sjell rastin e qytetares M.S. e cila tregon se para tre vitesh ka kërkuar të rezervojë dy varre në Tufinë, një për vete dhe një për bashkëshortin.

Advertisements

Në shtator të vitit 2019, ajo është takuar me një burrë, të identifikuar si Bujar dhe që punonte shofer te varrezat e Tufinës. Bujari i ka treguar asaj se njeh një përgjegjës varrezash që mund t’i ndihmojë për të gjetur vendet, që në dosje identifikohet me emrin Andi.

Andi i ka treguar çiftit për dy varre, brenda të cilëve preheshin dy trupa. Por, në këmbim të 50 mijë lekëve, ai ishte i gatshëm të zhvarroste kufomat, t’i fuste në vendet murale dhe në vend të tyre, të shkruante në varre emrat e M.S. dhe burrit të saj.

Gruaja në fjalë thotë se iu deshën disa muaj, derisa në dhjetor, pasi grumbulloi shpërblimin e fundvitit dhe disa kursime, pagoi shumën prej 50.000 lekë.

Artikulli paraprakNgjarje makabër/ Shqiptari ndjek nga mbrapa ish-partneren, e godet me thikë mes qindra kalimtarëve
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e shtunë, 9 korrik 2022