Zbardhen detajet nga zhdukja e biznesmenit të njohur, familjarët reagojnë të dëshpëruar dhe tregojnë ç’po ndodh: Arrestimi i gruas…

Ende nuk dihet fati i biznesmenit kosovar, Bedri Rexhepi, 15 muaj pas zhdukjes misterioze të tij. Për herë të fundit, ai është parë në Novobërde në datën 8 prill 2021. Familjarët e biznesmenit janë shprehur se ende nuk kanë informacion mbi fatin e tij.

Advertisements

Vëllai i të zhdukurit, Vedat Rexhepi tha se i vetmi zhvillim për ngjarjen është arrestimi i një gruaje.

Advertisements

“Nuk ka asgjë të re. Përpos që është arrestuar Arjeta Rukovci, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu, tjetër asgjë. Pra, dy persona aktualisht janë në arrestim për këtë çështje. Sot 15 muaj pa përgjigje”, deklaroi ai për KosovaPress.

E arrestuara Arjeta Rukovci dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e biznesmenit. Ajo u vendos në pranga për veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”.

Jeton Vllasaliu raportohet se ka qenë edhe klient i Bedri Rexhepit.

Artikulli paraprakMbrojti me armë bustin e Skënderbeut në Shkup, merret vendimi për shqiptarin
Artikulli tjetërRrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Pushuesit braktisin plazhet, çfarë do të ndodhë në fundjavë