Mbrojti me armë bustin e Skënderbeut në Shkup, merret vendimi për shqiptarin

Tetë ditë në paraburgim është lënë Isuf Koka, i cili gjuajti me armë gjatë momentit kur turma e protestuesve në Shkup protestonin kundër propozimit francez u afrua pranë biznesit të tij.

Advertisements

Koka qwlloi me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Advertisements

Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij. Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Divjakë? Stuhia e pazakontë ‘pushton’ zonën, tmerrohen banorët (VIDEO)
Artikulli tjetërZbardhen detajet nga zhdukja e biznesmenit të njohur, familjarët reagojnë të dëshpëruar dhe tregojnë ç’po ndodh: Arrestimi i gruas…