Hoxha dhe bamirësi i njohur Elvis Naçi, flet për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili këtë të enjte u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ndërroi jetë. 60 vjeçari kishte mësuar ditë më parë se kishte tumor.
Advertisements
Përmes një video-mesazhi, Naçi thotë se gazetari e kishte sharë dhe kishte hedhur ndaj tij lloj lloj akuzash, ama hoxha sot ja bëri hallall.
“Ka qenë një gazetar që ka folur keq ndaj kulteve, ndaj besimit në Zot. Unë jam ndioshta nga më kryesorët që ai ka sharë, ka shkruajtur lloj lloj akuzash të pavërteta. Por vjen një ditë që do shkojmë te Zoti dhe këto ngjarje duhet të na bëjnë më të kujdesshëm. Se një ditë do japim shpirt dhe do shkojmë te i madhi Zot.
Advertisements
Përsa i përket gjërave që ka thënë ndaj meje, unë sot po e them para të gjithëve që unë ja kam bo hallall. Por problemi me të do jetë për shkak të mohimit të Zotit dhe fjalëve që ka fol kundrejt Mekës, Medinës, Xhamiave dhe gjërave që janë fetare”, thotë Elvis Naçi ndër të tjera. Më poshtë, video-mesazhi i plotë i tij.