“Do të vijojmë të jetojmë me COVID-19”, mjeku zbulon kush janë simptomat që imitojnë koronavirusin

Mjeku Gent Stroni u shpreh se tashmë është e qartë se do të vijojmë të jetojmë me COVID-19.

Advertisements

Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se në këndvështrimin e shenjave klinike ka pasur një përmirësim.

Nga ana e tij Ardjan Jorgji tha se rrufa , kolla e thatë, fenomenet alergjike, ndotja temperaturat e larta janë simptoma që mund të imitojnë COVID, duke shtuar se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

Advertisements

Stroni: E kemi thënë që do të vijojmë të jetojmë me COVID. Është një progresion që njihet në pothuajse të gjitha pandemitë. Covid si sëmundje na prezantoi disa surpriza që ishin të pakëndshme në fillim. Parë në këndvështrimin e shenjave klinikeve ka një përmirësim për mirë. Në ndryshim me variantin Alfa , beta temperatura ishte shumë më e lartë.

Pozitiv është fakti që jo në të gjitha rastet shkon drejt krijimit të pneumonive… Në rastin e këtij Omicron (pra jo i përcaktuar), do të thoja si klinikë në përgjithësi përfshirë janarin, shkurtin, marsin apo edhe në momentin që flasim ajo që shohim ndryshe është se shumica e infektuarave nuk prezantojnë një klinikë të traktit të poshtëm. Situata pesë ditore është me klinikë.

Por këta persona kujtojnë se çdo gjë kalon dhe janë të pakujdesshëm dhe kthehen për shqetësim për shoqërinë. Ndërsa të gjitha rastet e humbjes së jetës kanë qenë raste që kanë pasur një problematike primare, pra gjërat janë ndërthurur.

Ardjan Jorgji: Simptomat janë të shumëllojshme por edhe individuale që imitojnë edhe plot situata të tjera. Për shembull rrufa , kolla e thatë, fenomenet alergjike, ndotja temperaturat e larta janë simptoma që mund të imitojnë COVID.

Sa i përket masave në spitale maska duhet të jetë me detyrim. Sepse ka plot pacientë me patologji të tjera. Një familjar të infektohet, apo pacient e çon në dhomën e një pacienti tjetër, pra është një infeksion plus. Ne që themi se COVID negativiozhet por të mos harrojmë edhe rikthimin e COVID. Është vënë re që 10 ditëshi i parë të ketë edhe rikthim të shenjave por edhe të ngarkesave virale. % është 1 me 2 %. Por të gjithë e marrin me mend që është më tepe. Ngarkesa virale mund të rikthehet edhe brenda disa ditëve.

Pyetje: Mendoni që duhet të kthehen disi masat kufizuese përveç masave në spitale?

Ardjan Jorgji: Ndërgjegjja qytetare, dikush që ka temperaturë, kollë, që tështin duhet të mendojmë që e infektojmë dikë…

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 7 korrik 2022
Artikulli tjetërSërish temperatura të larta në vend, moti “kthesë” e madhe pasdite