LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, shoferi humb njërin krah

Një aksident ka ndodhur në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal. Një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar m3 mjetin Opel Astra, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Advertisements

Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e enjte, 7 korrik 2022
Artikulli tjetërIshte veshur si grua/ Vrau 7 persona dy ditë më parë, 21 vjeçari kishte kërcënuar familjarët se do i vriste me sëpatë