Nesër protesta e thirrur nga Berisha, “blindohet” Kryeministria

Ndërkohë, që ditën e nesërme mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në Kryeministri po merren masat. Një ditë para protestës Kryeministria po “blindohet”.

Advertisements

Dera kryesore e godinës së qeverisë po vishet me mbrojtëse metalike. Kjo masë është marrë në të gjitha protestat e thirrura nga opozita.

Më herët, sot u hoq edhe kërpudha që ndodhet para Kryeministrisë, për të shmangur dëmtimin e saj, pasi në të kaluarat është shënjestruar.

Advertisements

Ndërkaq, protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00. “Shqipëria në rrezik”, është slogani i saj.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

Artikulli paraprakE papritur/ U tha se është shtatzënë, reagon Einxhel Shkira dhe publikon testin (FOTO)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e enjte, 7 korrik 2022