Mbyti babanë në Divjakë, flasin banorët e zonës: Nuk vuan nga shëndeti mendor

DIVJAKË– Lidhur me ngjarjen e rëndë në Divjakë ku Andrea Stase 58 vjeç , mbyti babanë e tij në kanal Dhimitër Stasen 85 vjeç banorët e zonës kanë dhënë versione të ndryshme se përse i biri kishte dy emra.

Advertisements

Banorët kanë dhënë versione të ndryshme se përse i biri kishte dy emra. Si arsye për identitetin e dyfshitë, banorët e zonës kanë dhënë dënimin e 58-vjeçari për drogë në Itali. Duke zbuluar se e njihnin me emrin Kujtim.

“Ku nuk ka qenë, edhe mund të ketë bërë burg. Nuk e di, emrat e drogës janë nga 5-6 po këtu e thërrasim Kujtim. Unë isha pastruese erdha për ta ndihmuar për t’i pastruar shtëpinë. I ati e ka emrin Dhimitër Stase ndërsa i biri Kujtim,”-thanë banorët.

Advertisements

Po ashtu, ata kanë mohuar faktin se autori kishte probleme të shëndetit mendor.

“Nuk ishte me probleme. Për të kujdesej nusja e vëllait e Agronit shumë e mirë ajo. Kujtim e quajnë atë po s’kam dëgjuar ndonjë gjë të keqe. Jo nuk kanë qenë të rrezikshëm, nuk dimë gjë. Pyesni njerëzit e familjes,”-shtuan ata.

Artikulli paraprak“Ja pse në korrik dhe gusht ndodh kulmi i tradhtive”/ Sociologu shqiptar: Se*si për njeriun është drogë
Artikulli tjetërGjendet sozia e Bora Zemanit, nuk do e besoni dot kush është (FOTO)