“Ja pse në korrik dhe gusht ndodh kulmi i tradhtive”/ Sociologu shqiptar: Se*si për njeriun është drogë

Vera ka trokitur dhe bashkë me të edhe pushimet në det, apo mal. Shumë nga shqiptarët që jetojnë nëpër botë vendosin të kalojnë verën në Shqipëri, ndërsa ka edhe nga ata që nga Shqipëria shijojnë pushimet jashtë vendit.

Advertisements

Mirëpo vera sjell edhe tradhtinë.

Këtë e ka bërë të ditur sociologu i njohur Gëzim Tushi.

Advertisements

Sipas tij, në muajt korrik dhe gusht ndodhin tradhtitë më shumë, jo vetëm në Shqipëri por në tërë botën.

“Në kohët e sotme shumë gjëra kanë ndryshuar. Ju e kuptoni që seksi për njeriun modern, për njeriun post-modern është bërë një nga drogërat e mëdha të kësaj kohe. E në përgjithësi, trupi i njeriut si pronë private e tij, nuk është vetëm për të bërë plazh, për t’u larë apo për të punuar e për të prodhuar, është edhe për të realizuar qejfet e tjera inkluziv dhe seksualitetin.

Çështja është se në kohën e sotme kjo monogamia që thotë ‘dreqi e mori, nuk e di se si mund të jetosh deri në fund seksualisht me një njeri’. Domethënë ideja e poligamisë, e lidhjes së një mashkulli me shumë femra apo e poliandrisë, lidhja e një femre me disa meshkuj, është një problem që ekziston në kohët e sotme.

Çështja është se në muajt korrik dhe gusht, ndodh ajo që quhet ‘befasia e zbulimit’. Domethënë këtu rriten shumë konfliktet, sepse kontrollojnë celularët e njëri-tjetrit. Janë muajt në tërë botën ndodhin këto”, tha sociologu i njohur

Artikulli paraprakI doli emri si pronare e kompanive të lidhura me inceneratorët, flet i biri i të ndjerës: Ka qenë e mbaruar, s’ka pasur bukë për të ngrënë
Artikulli tjetërMbyti babanë në Divjakë, flasin banorët e zonës: Nuk vuan nga shëndeti mendor