Në Portin e Durrësit është organizuar ceremonia e dorëzimit të 5 mjeteve të reja lundruese për Policinë Kufitare, si dhe i dy radarëve vrojtues, të financuar nga Bashkimi Europian.
Advertisements
I pranishëm ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, si dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE në vendin tonë, Alexis Hupin. Vec kësaj, përmes këtij projekti është financuar riparimi i plotë I 7 mjeteve të tjera lundruese të Policisë Kufitare.
Duke pasur në dispozicion një numër të konsiderueshëm mjetesh lundruese, Policia Kufitare sot e tutje mund të ushtrojë më tepër kontrolle, inspektime apo operacione kërkim-shpëtimi në det të hapur, bazuar në informacione të ndryshme apo analizën e riskut.
Advertisements
Radarët dhe sistemet e mbikëqyrjes së kufirit të teknologjisë së fundit mundësojnë identifikimin e mjeteve të lundrimit të të gjitha përmasave përgjatë gjithë zonës detare, duke operuar pa ndalim ditë e natë dhe mundësuar identifikimin e vendndodhjes së saktë të subjekteve edhe në zona ku është e pamundur patrullimi fizik me prezencë policore.
Jo vetëm kaq, por shumë e rëndësishme është (sidomos tani gjatë sezonit turistik) kryerja e procedurave të kontrollit kufitar në det të hapur për mjetet lundruese të huaja, pa qenë fare nevoja të paraqiten në portin më të afërt. Kjo praktikë kursen kohë për turistët që mbërrijnë në brigjet shqiptare me mjetet e tyre të lundrimit dhe është gjithashtu një lehtësi e madhe për Policinë Kufitare në menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik. Shqipëria ka një vijë bregdetare të konsiderueshme të shtrirë nga Velipoja në Ksamil.