“Ja kur bien temperaturat”! Rikthehen reshjet e shiut, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në ditët në vijim

Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshje në disa zona të vendit. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tha se temperaturat do të bien me të paktën 2-3 gradë duke nisur nga e premtja.

Advertisements

“Maksimumi të mos shkojë më shumë se 38, përjashtim Elbasani me 39. Temperaturat më të larta të hënë dhe të martë me 41 gradë.

Advertisements

Pritet të kemi rënie me 2-3 gradë Celcius. E premtja sjell një rënie të ndjeshme të vlerave.

Mbeten prezentë vranësirat. E premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut. Këto reshje shoqërohen me fuqizim të erës.”, parashikon Hakil Osmani.

Artikulli paraprakMiratohet bonusi/ Rriten pagat për këtë kategori, Manastirliu njofton vendimin
Artikulli tjetër“Do na vrasë nëse…”/ Nënë e bir mashtrojnë 72-vjeçarin në Malësinë e Madhe, sa miliona lekë i morën