Spitali i Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Sic raporton Faxnews zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, te salla e imazherisë.
Advertisements
Ndërkaq pacientët dhe stafi i spitalit kanë dalë jashtë, të tmerruar nga zjarri që përfshiu katin e parë.
Advertisements
Nuk dihen shkaqet se përse ka rënë zjarr në spital ndërsa zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Faxnews ka siguruar edhe pamjet se si spitali është rrethuar nga tymi ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar si edhe bilanci i dëmeve materiale.