Masakroi nënën e tij me thikë, policia e Fierit arreston 30-vjeçarin (EMRI)

Merr fund arratia e 30-vjeçarit që mëngjesin e sotëm masakroi me thikë nënën e tij Donika Çobaj.

Advertisements

Uniformat blu kanë prangosur Klaudio Çobajn si autorin e krimit të rëndë brenda familjes, ndërsa gruaja 50-vjeçare është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme i riu ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj të cilës i ka shkaktuar plagë të shumta në qafë, bark dhe këmbë. Gjithashtu bëhet me dije se 30-vjeçari në momentin kur është arrestuar nga blutë e Fierit ishte në gjendje të dehur.

Advertisements

Policia Fier:
“Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit

të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”

Artikulli paraprakE rëndë/ 30-vjeçarit nga Patosi i “erren sytë” dhe qëllon nënën e tij me thikë, gruaja transportohet në spital në gjendje kritike për jetën
Artikulli tjetërDetajet e rënda/ Zbardhet debati dhe arsyeja pse e masakroi në gjithë trupin me thikë i biri nënën e tij