Deputetja e PD-së në Sarandë, Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit Armando Kazma, pasi u godit nga mbulesa e kalçetos.
Advertisements
Zhupa shkruan se Armando ishte një djalë i qeshur dhe punëtor, të cilin do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.
Postimi i Zhupës:
Advertisements
Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund.
Nje nga djemtë më të mirë të Sarandës, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.
Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.
Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.
O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.
I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren.
Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.